Një fabrikë e përpunimit të peshkut në fshatin Labinot-Fushë në Elbasan ka rënë pre e grabitjes.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë disa persona të maskuar kanë grabitur kasafortën e këtij restoranti.
Ata kanë humbur të hapin një nga dy kasafortat, ndërsa në pamundësi për të hapur të dytën e kanë marrë me vete.
Dyshohet se sasia e parave që kanë marrë grabitësit e kalon vlerën e 10 milionë lekëve. Ata e kanë transportuar kasafortën me një karrocë, për shkak të peshës së rëndë.
Dyshohet se në këtë ngjarje është kanë marrë pjesë një numër i madh personash për shkak të peshës së rëndë të kasafortës, ndërsa pjesa tjetër kanë bërë rolin e vëzhguesit jashtë ambienteve të kompanisë.
Në grabitje janë përfshirë tre automjete, një prej të cilave e një tonazhi me të rëndë ka bërë transportin e kasafortës. Pasi kanë kryer grabitjen autorët janë larguar me një automjet tip Benz ML.
Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e kompanisë.
Nga kamerat duken dy persona të cilët kërcënojnë me armë rojen e firmës që ka rënë pre e grabitjes, si dhe momenti kur largohen nga ambientet e saj.
Burimet thonë se janë sekuestruar edhe pamjet filmike në aksin rrugor Peqin-Elbasan ku dyshohet të jenë larguar autorët.
Ditën e djeshme janë shoqëruar disa persona të cilët dyshoheshin se mund të kishin dijeni për ngjarjen dhe më pas janë lënë të lirë.
Ndërkohë nga Policia e Shtetit nuk ka ende asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje./abcnews.al