Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Lajmin e ka bërë ai të ditur me anë të një postimi në mediat e tij sociale.
Lladrovci tregon se ka pak temperaturë ndërsa shton se ndihet mirë dhe se nuk ka shenja të tjera.
Po ashtu, kryetari i komunës njofton se në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë do të jetë në izolim.”
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë.
Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.
Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante.
Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën! /abcnews.al/