“Ata që refuzuan do e paguajnë shtrenjtë”, Hajdari: Më 30 korrik drejt një hapi që garanton 100% listat e hapura

schedule15:07 - 28 Korrik, 2020

schedule 15:07 - 28 Korrik, 2020

Pas përfundimit të Këshillit Politik deputetja Rudina Hajdari tha se më 30 korrik do shkojnë drejt një hapi që garanton listat e hapura.

“Pavarësisht një procesi goxha të gjatë, duhet kuptuar fakti se me në fund qytetari po triumfon ndaj kryetarit të partive. Do shkojmë drejt listave të hapura. Kam toleruar tonet e larta mashkullore për një synim për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Kështu që në këtë mbledhje morëm garancinë nga mazhoranca se në ndryshimet e kodit listat do hapen 100% .

Pas ndryshimeve kushtetuese me 30 korrik jam e hapur të bashkëpunoj me PD e çdo kënd për çdo parim qe garanton zgjedhje të lira e të ndershme për qytetarët dhe jo për kryetarët e partive.

Ajo që vërtet mendoj është se hapja e listave 100% do ndryshojë skenën politike dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ata që refuzuan e kundërshtuan për një kohë të gjatë do e paguajnë shtrenjtë. Më 30 korrik shkojmë drejt një hapi garantues për të hapur listat zgjedhore. Pra, 30 korriku është mënyra më e drejtë për të garantuar atë që kemi kërkuar si qytetar”, tha Hajdari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!