Ngjarje e rëndë në Fier, vetëvritet polici në vendin e punës

schedule09:30 - 24 Prill, 2018

schedule 09:30 - 24 Prill, 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda komisariatit të Fierit, ku një punonjës policie ka vrarë veten mëngjesin e sotëm. Mësohet se polici Kastriot Fafa 46 vjeç, me gradën inspektor i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Një javë më parë ai mori një urdhër për ndryshimin e vendit të punës, nga inspektor zone kaloi në patrulle shërbimi. Momentalisht nuk dihet shkaqet që çuan punonjësin e policisë në këtë vendim ekstrem, por kolegët po punojne për zbardhjen e saj.

Informacion paraprak i Policisë Fier

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al