Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashur nga publiku. Ata kanë dy fëmijë, të cilët i kanë pagëzuar me emrat e veçantë Ameli dhe Duam.
Mirëpo duket se në planet e dyshes është një familje akoma më e madhe.
Në një nga intervistat që ka realizuar me ndjekësit në Instastory, Miriami është pyetur nëse kanë ndërmend që të bëjnë edhe një fëmijë tjetër dhe ajo është përgjigjur: “Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë! Fëmijët janë parajsa mbi tokë!”.
Megjithatë duket se kjo nuk është në planet e afërta të çiftit, pasi këngëtarja momentalisht po punon për rikthimin në muzikë, pas shumë kohësh shkëputje./abcnews.al