Arthur Melo nuk e ka përjetuar mirë atë që i ka ndodhur te Barcelona. Edhe pse ai u shpreh disa herë që dëshironte të rrinte te katalanasit, në fund ai u detyrua të pranonte ofertën e Juventusit.
Braziliani u shkëmbye me Miralem Pjanic, ndërkohë që Barcelona fitoi edhe para nga ky operacion merkatoje. Mesfushori tani kërkon të marrë hak ndaj klubit spanjoll, për mënyrën se si u soll.
Ai ka njoftuar Barcelonën që nuk dëshiron të luajë në Champions League dhe kontrata e tij të përfundojë tani. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Kuptohet që katalansit do e kenë të kotë ta llogarisin për në vazhdim, duke parë mungesën e dëshirës që Arthur ka për të luajtur. /abcnews.al