Dita e sotme do të vijojë me kthjellime në pothuajse gjithë territorin e vendit.
Por vetëm në zonat e thella malore pritet të ketë vranësira kalimtare.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesdite duke luhatur vlerat nga 19°C deri në 40°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.