Tre persona janë shoqëruar pasditen e sotme pas një aksioni të RENEA-s në Elbasan.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për Abc News se të shoqëruarit janë anëtarë të një familje, mes të cilëve Seit Manahasa nga Peqini, pronar i një pikë për shitjen e makinave dhe vëllai i tij Ymer Manahasa.
LEXO EDHE: RENEA aksion në Elbasan, shoqërohet një person
Burime për Abc News bëjnë me dije se të shoqëruarit kanë lidhje me ngjarjet e fundit kriminale në lidhje me vrasjet e ndodhura në Elbasan dhe në Durrës.
Ndërkohë në Elbasan kanë zbarkuar disa nga zyrtarët më të lartë të policisë së shtetit mes tyre Drejtori i policisë së qarkut Tiranë Arben Dashi dhe drejtori i Policisë së shtetit Ardi Veliu. /abcnews.al