Të mbash ende mbyllur shkollat është një gjë e mirë apo e keqe? Nga një studim i publikuar në revistën Science, që ka analizuar rihapjen e tyre në Afrikën e Jugut, Finlandë dhe Izrael, rezulton se fëmijët rrallëherë infektohen, apo infektojnë njëri tjetrin; dhe është akoma më e rrallë që të infektojnë familjarët. Sipas infektologut pediatër finlandez, Otto Helve, “të mirat e rihapjes së shkollave janë më të mëdha se rreziqet “.
Studimi i Science merr nismë nga një letër e hapur e firmosur nga më shumë se 1500 anëtarë të Kolegjit mbretëror të pediatrisë dhe shëndetit të fëmijëve, sipas të cilëve vazhdimi i mbajtjes mbyllur së shkollave do të linte shenja të përhershme tek një brez i tërë, raporton abcnews.al
Drejtori i Institutit Mario Negri në Bergamo, Xhuzepe Remuci, në Corriere della Sera, analizoi me ndihmën e rezultateve të publikuara nga Science, disa aspekte thelbësore në prag të rihapjes së shkollave. Fëmijët, për shembull mund të infektohen por nuk duket të jenë infektues, të paktën sipas të dhënave të mbledhura nga instituri Pastër në gjashtë shkolla fillore. Adoleshentët që frekuentojnë shkollat e mesme 3 në 10 kanë zhvilluar anti trupa, pra kanë qenë në kontakt me virusin, ndërsa mësuesit dhe anëtarët e stafit të shkollës kan antitrupa 6 herë në 10. Ata adoleshentë dhe të rritur mund të sëmuren por në mënyrë të lehtë, raporton abcnews.al
Fëmijët ndër të tjera duhet t’i rikthehen vrapimit, lojërave dhe zbavitjes sa më shpejt të jetë e mundur, dhe duke mos qenë të shumtë në numër në një klasë të vetme, dhe për ata nën moshën 12 vjeç nuk është as nevoja e distancimit social. Ata duhet të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur në vende të hapura dhe të bëjnë leksione atje nëse moti është i përshtatshëm.
Çështja komplikohet pak kur flitet për përdorimin e maskave. Sipas Remuci, kjo masë mbrojtëse është vërtet një nga pak gjërat shumë të rëndësishme për të frenuar epideminë, por fëmijët i konsiderojnë të padurueshme. Në këtë rast ata duhen bindur që t;i përdorin vetëm në momentin që do e kenë të pamundur të ruajnë distancimin social. Në vende të tjera të botës si në Kinë, Kore e Jugut, Japoni dhe Vietnam, mbajtja e maskës është një zakon. Maska mbahej dhe para shpërthimit të pandemisë së Kovid 19 e ndërsa tani është kthyer në një pjesë të veshjes së përditshme Në Europë, Gjermania është më e lirë në këtë aspekt dhe u kërkon mbajtjen e maskave vetëm kur shkojnë në tualet ose kur janë shumë pranë njeri tjetrit në një hapësirë të vogël.
Në rast se një nxënës do të rezultonte pozitiv me koronavirus, ende nuk dihet se si do të reagohet pasi priten rezultatet e dy studimeve ende në zhvillim e sipër në Gjermani dhe Britani të Madhe që janë përballur me këtë problem në mënyrë sistematike: testime për fëmijët në shkolla dhe familjarët e tyre, si dhe matja e anti trupave, raporton abcnews.al
Për t’u marrë në konsideratë është dhe frika e mësuesve për t’u rikthyer në klasë nga frika e infektimit. Nga analiza e Science rezulton qartë se rastet e sëmundjeve të rënda mes mësuesve janë shumë pak, me një përjashtim të vetëm, atë të Suedisë, vend në të cilin nuk u ndoq asnjë politikë për mbylljen e shkollave as në momentet e kulmit të pandemisë. Rezultati është se disa mësues u sëmurën dhe dikush humbi jetën. Por për Remucin rasti i Suedisë nuk duhet të jetë një justifikim për të mbajtur shkollat mbyllur dhe në vjeshtë, pasi në pjesën tjetër të Europë rreziqet për zhvillimin e vatrave të reja janë shumë të ulëta
Për sa i përket faktit se shkolla mund të përfaqësojë një rrezik për komunitetin, kjo është vërtet e pamundur sipas epidemologëve të Shkollës së Higjenës dhe Mjekimeve Tropikale, në Londër. Në fakt në Danimarkë shkollat u rihapën menjëherë sapo rastet u reduktuan, dhe nuk ndodhi asgjë; në Holandë ndërsa numri i infektimeve të reja ishte i qëndrueshëm, numri i rasteve të reja nuk ndryshoi dhe më pas u reduktua pikërisht në momentin e rihapjes së shkollave. E njëjta gjë ndodhi në Finlandë, Belgjikë dhe Austri, raporton abcnews.al
Sipas drejtorit të institutit Negri në Bergamo, nuk duhet të mendojnë se fëmijët nuk sëmurën asnjëherë, por mundësia që të sëmuren apo të humbin jetën si pasojë e Kovid është shumë e ulët në krahasim me problemet e tjera të mundshme. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shembull, deri në 24 qershor kanë humur jetën me një infeksion nga Kovid 19, 28 fëmijë nën moshën 14 vjec. Në të njëjtën periudhë, gjithnjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 9.622 fëmijë të së njëjtës moshë kanë humbru jetën si pasojë e aksidenteve rrugore apo brenda shtëpisë, vetëvrasje, vrasje dhe sëmundje të tjera që nuk kanë të bëjnë fare me Covid 19.
Doktor Munro, një pediatër në Southampton, këmbëngul se mbajtja e fëmijëve larg shkollës përbën rrezik për shëndetin e tyre: ata bëjnë më pak aktivitet fizik, flenë keq, kanë probleme në të ushqyer, depresion, ankth dhe ndjesi të izolimit social. Një editorial i TIME pohon ndër të tjera se humbja e mundësisë së arsimimit për një kohë të gjatë do të ishte katastrofike për fëmijët. Në përfundim Remuci mendon se shkollat duhet të rihapen, sa më shpejt. Duhej të ishte bërë që në muajin qershor madje, me kujdes, pak rregulla të qarta dhe shumë dëshirë./abcnews.al