Dëmtimi i yllit të Juventusit, në rrezik “finalja” e parakohshme ndaj Lyon

schedule15:37 - 27 Korrik, 2020

schedule 15:37 - 27 Korrik, 2020

Juventusi fitoi titullin kampion mbrëmjen e kaluar dhe bardhezinjtë festuan trofeun e nëntë radhazi në Serie A. Atmosfera e shkëlqyer u prish disi nga dëmtimi i Paulo Dybala.

Argjentinasi pësoi një dëmtim në triumfin 2-0 kundër Sampdorias dhe u detyrua t’i linte vendin Higuain në minutën e 40-të.

Autori i 17 golave këtë sezon, i është nënshtruar ditën e sotme kontrolleve të specializuara mjekësore, që konfirmuan një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.

Një dëmtim i tillë kërkon nga 7-10 ditë kohë për t’u rikuperuar. Juventusin e pret një ndeshje shumë e rëndësishme në datë 7 gusht.

Kampionët e Italisë presin Lyon në sfidën e dytë të raundit të 1/8 në Champions League. Djemtë e Rudi Garcia kanë fituar 1-0 takimin e parë në Francë dhe Juventusi, që do tentojë me çdo kusht përmbysjen dhe kualifikimin në çerekfinale, shpreson ta ketë të gatshëm Paulo Dybala. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!