Dënohet me 3 vite burg Roland Kryemadhi, akuzohet për keqtrajtim të fëmijëve të tij

schedule13:08 - 27 Korrik, 2020

schedule 13:08 - 27 Korrik, 2020

Çifti Kryemadhi, Roland dhe Besa të cilët akuzohen për keqtrajtim, pasi kanë refuzuar që të dërgojnë për shkollim tre vajzat e tyre të mitura, por që njihen dhe për prirjet radikale janë dënuar me 2 vite shërbim prove.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, ata fillimisht morën dënimin për 3 vite burg por që u konvertua në 2 vite shërbim prove.

Roland Kryemadhi nxori një armë zjarri pistoletë ku dhe kanosi punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin, dhe më pas u mbyll në banesë.

Kujtojmë se Roland Kryemadhi u arrestua pak muaj më parë, në një aksion policor në Kamëz, ku morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi 37-vjeçari doli me armë në tarracë dhe kërkoi uniformat blu se do t’i vriste.

Lexo edhe: Kërcënoi me armë policinë, gjykata e Tiranës jep vendimin për Roland Kryemadhin

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!