Djegia e fabrikës së riciklimit, prokuroria nis hetimin

schedule15:40 - 23 Prill, 2018

schedule 15:40 - 23 Prill, 2018

Një ditë pas zjarrit të rënë në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në Kashar, hetimet po vijojnë tashmë edhe nga Prokuroria e kryeqytetit. Të dhënat e para tregojnë se masat e sigurisë nga mbrojtja kundër zjarrit në këtë fabrikë ekzistonin vetëm në letër.

I fikur një dite më parë, përsëri zjarri i rënë në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit riaktivizohet herë pas here.

Për këtë arsye shërbimi zjarrfikës vijon të jetë i pranishëm me dy mjete, ndërsa me sy të lirë mund të shikosh shkrumbimim total të fabrikës, ku ishin të punësuar më shumë se 150 persona.

Fatmirësisht, biznesi ngjitur më të dhe një pikë karburanti, mundën të shpëtonin nga flakët që përpinë të gjithë fabrikën për disa orë.

Banorët e zonës tregojnë tmerrin dhe erën e keqe që u përhap në zonën e Kasharit, fare pranë kryeqytetit. 

Ekspertët po kryejnë verifikime në terren për një zjarr aksidental, por duke qenë se flakët u përhapën me shpejtësi po kryen hetime edhe për një zjarr të qëllimshëm.

Ndërkohë përfaqësuesit e fabrikës së riciklimit kanë thënë në polici se ata dyshojnë se zjarri ka ardhur për shkak të luhatjes së tensionit të energjisë elektrike, por OSHEE e ka mohuar një pretendim të tillë.

Punonjësit e sigurisë gjatë deklarimeve të tyre theksuar se zjarri fillimisht nisi nga mesi i fabrikës. Një ditë më parë, drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës deklaroi se firma e riciklimit të mbetjeve ishte gjobitur më parë se nuk kishte marrë masat për kushtet e sigurisë për mbrojtje nga zjarri./abcnews.al