Rama nga Kuvendi: S’e prisja që Meta të ishte aq i mirë për opozitën sa të bëhej i keq për Shqipërinë

schedule12:10 - 27 Korrik, 2020

schedule 12:10 - 27 Korrik, 2020

Duke folur nga foltorja e Kuvendit të çështjen e Presidentit Meta, kryeministri Edi Rama është shprehur se Meta ka kryer shkelje, por ato nuk janë aq të rëndë sa për ta shkarkuar.

Duke iu referuar raportit të Komisionit të Venecias, Rama u shpreh se “për hir të pozicionit që kemi, nuk mund ta anashkalojmë atë pikë, të raportit ku thuhet se pavarësisht të gjitha shkeljeve, ato nuk janë aq të rënda, sa ta justifikojnë shkarkimin.”

Sa i përket zgjedhjes së presidentit vite më pare, Rama u shpreh se nuk e kishte parashikuar që “Meta të ishte aq i mirë për opozitën sa të bëhej i keq për Shqipërinë.

Meta u bë president me votat e tij. Por, veten e vet. As unë vete nuk e kisha paraparë që Presidenti  do të ishte aq i mire për opozitën sa do të bëhej i keq për Shqipërinë, me akte vandale ndajkushtetueses. Dhe me akte në kundërshtim të plotë me traditën e vendosur nga Presidentë të tjerë. Ata asnjë herë nuk shkuan përtej kornizës kushtetuese.

Sa i përket shkeljeve, që sipas tij ka bërë presidenti, Rama u shpreh:

“Ilir Meta e ka kthyer zyrën në një seri të operacinesh politike të njëanshme. Në një vatër të hedhjes në zjarr, duke përdorur Kushtetutën si letër, dhe mllefin ndaj shumicës si benzinë…Mesazhi që japim ne, duke iu referuar të ardhmes jo të shkuarës, është që ne, nuk jemi këtu për të ushtruar vullnetin e shumicës, pa marrë në konsideratë asgjë përtej këtij vullneti.. Presidenti i kaloi kompetencat, cënoi parimin e sovranitetit të popullit, nuk respektoi parimin e unitetit të popullit këto janë fakte të konstatuara në bazë të opinionit të Venecias, juridikisht të vërtetuara. Është në shkelje dhe jeton duke shkelur Kushtetutën vijmësisht në atë zyrë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!