Eksperti për rritjen e aloe verës Albi Sulo është i pari në Shqipëri që ka një fermë, ku zhvillon bimën aloe vera. I ftuar në Abc e Mëngjesit, ai ka folur rreth kësaj sipërrmarrje, si nisi, çfarë kërkon më shumë tregu shqiptar dhe a ka mbështetje nga tregu shqiptar.
“Kultivimi ka disa vite dhe ka filluar hap pas hapi. Kjo siperpmarrje ka rreth 1 vit e gjys. Ka qenë një bashkëlidhje e pasionit dhe këkesat e tregut. Në përgjithësi aloet rriten në natyrë, kanë disa kushte specifike. Ka vështirësira të rrisësh në natyrë në Shqipëri se duhet klimë tropikale.
Janë rreth 14 mijë rrënjë të mëdhaja , kam diku 20 mijë. Ne i kemi arritur të përshtasim të gjitha llojet. Mund të ketë edhe aloe të dëmshme, të cilat janë në doza të vogla dhe mund të japin efekte anësore. Kryesisht shehim lndën e parë që janë gjethet e aloes, të cilat në kompani të caktuara përdorin xhelin ose lëngun. Përdoret lënda e parë, po ashtu arritet të merret përfundmi”, tha ai.
Më tej, Sulo shtoi se sipërmarrësit e rinj nuk kanë mbështetje nga shteti, por që mund t’ja dalin në tregun ndërkombëtar.
“Nuk jam as i zgënjyer, në fillim nuk nisëm nga zero, kishim disa baza. Jemi fokusuar shumë te standartet europiane të certifikuara. Sa më shumë ngritje, sa më shumë zhvillim si dhe një mundësi. Mbëshjtetje zero nga shteti se si shkatërrojnë sipërmarrësit e rinj. Kuptohet nuk mund të presësh mbështetje nga shteti, nëse ke arritur një potencial, mund ta ndash në tregun ndërkombëtar”, shtoi Sulo. /abcnews.al