Konfirmohen 3 raste të reja me Covid-19, Vietnami evakuon 80 mijë persona nga 1 qytet

schedule09:24 - 27 Korrik, 2020

schedule 09:24 - 27 Korrik, 2020

Vietnami po evakuon 80,000 persona nga qyteti qendror i Danang pasi tre banorë rezultuan pozitivë për koronavirusin. Lajmin e konfirmoi qeveria e vendit.

Kështu, Vietnami ndodhet sërish në alert që prej kohës ku konfirmoi rastet e para komunitare në Prill.

Në një deklaratë, qeveria tha seevakuimi  që përfshin kryesisht turistë, do zgjasë të paktën katër ditë ndërsa linjat e brendshme ajrore do të operojnë  me të paktën 1000 fluturime në ditë nga Danang në drejtim të 11 qyteteve vitanemeze.

Vendi i Azisë juglindore ka vendosur karantinë strikte dhe ka vënë në zbatim një program “agresiv” testimesh në masë gjatë pandemisë.

Tre rastet e reja të konfirmuara të dielën përfshinë një djalë 17-vjeçar nga provinca Quang Ngai dhe një 71-vjeçare nga qyteti Danang. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!