VIDEO/ Triumf me “manita” për Lazion, trigolësh i Immobiles. Feston edhe Roma

schedule21:34 - 26 Korrik, 2020

schedule 21:34 - 26 Korrik, 2020

Lazio siguroi fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe vazhdon të luftojë për t’u shpallur nënkampione. Bardhekaltrit mposhtën 1-5 Hellas Veronën, falë golave të Ciro Immobile (realizoi tre herë, duke u ngjitur në kuotën e 34 golave, katër më shumë se CR7), Milinkovic-Savic dhe Correas.

Ambarat ktheu në gol një penallti në fundin e pjesës së parë. Mesfushori i dhuroi avantazhin e përkohshëm ekipit vendas, aty ku Amir Rrahmani e luajti takimin të plotë (u ndëshkua edhe me karton të verdhë), por Lazio përmbysi gjithçka dhe triumfoi me “poker”.

Duelet e Serie A, java e 36-të
Bologna-Lecce 3-2
Roma-Fiorentina 2-1
Cagliari-Udinese 0-1
Spal-Torino 1-1
Verona-Lazio 1-5

https://streamable.com/ubn1xq

Tre pikë mori edhe Roma, skuadra tjetër e kryeqytetit. Verdhekuqtë fituan 2-1 në “Olimpico” kundër Fiorentinës. Francezi Veretout shënoi dy herë nga pika e penalltisë, ndërsa goli me kokë i mbrojtësit Milinkovic nuk i shërbeu ekipit nga Firence.

Roma vazhdon të qëndrojë forcë e pestë e kampionatit. Në ndeshjet e tjera ranë në sy fitoret e Bologna ndaj Lecces (është më një këmbë në Serie B) dhe ajo u Udineses në fushën e Cagliarit, ndërsa sfida Spal-Torino përfundoi në barazim 1-1. /abcnews.al

 

Renditja e Serie A