Tifozët e Juventusit presin fitimin e titullit kampion sonte në mbrëmje. Bardhezinjtë presin Sampdorian në shtëpi (21:45) dhe marrja e tre pikëve i shpall kampionë Italie, për herë të 36-të në histori dhe për herë të nëntë radhazi.
Drejtuesit po kërkojnë elementë cilësorë për përforcimin e skuadrës së Maurizio Sarrit, teksa nuk lihet jashtë vëmendjes edhe rinovimi me disa prej yjeve. Njëri prej tyre është Paulo Dybala, i cili ka shënuar 17 gola këtë sezon në të gjithë kompeticionet.
Problem mbetet vetëm aspekti financiar. 26-vjeçari argjentinas kërkon një rrogë prej 15 milion eurosh në sezon, ndërsa Juventusi i ofron deri në 10 milion euro (8+2 në formë bonusesh).
Diferenca nuk është e vogël, por ekziston vullneti pozitiv për të zgjatur bashkëpunimin (kontrata aktuale përfundon në verën e vitit 2022) dhe bisedimet vazhdojnë. /abcnews.al