Nuk e fiton betejën me koronavirusin, Shevchenko humbet pjesëtarin e stafit

schedule18:14 - 26 Korrik, 2020

schedule 18:14 - 26 Korrik, 2020

Koronavirusi godet futbollin ukrainas. Anton Hudaev, i cili punonte si mjeku i kombëtares së drejtuar nga Andriy Shevchenko, ka humbur jetën në moshën 48-vjeçare.

Hudaev nuk ia ka dalë të fitojë betejën me virusin e frikshëm, lajm që ka sjellë trishtim në kampin ukrainas. Mjeku punonte edhe te klubi i elitës, Metalist Kharkiv.

Vdekja e tij është konfirmuar nga Federata e vendit lindor, që i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të dashurve të Hudaev me anë të një komunikate zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!