Këta janë banorët e lagjes “Partizani” në Vlorë që prej vitesh vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. Uji vjen vetëm në disa banesa por dhe aty me pikatore e orare të pacaktuara.
Të gjithë nxitojnë të furnizohen tek fqinjët e tyre.
“Me bidona vijnë që andeja. Është turp, çfarë bën ky kryetari i bashkisë, mendon ky? U meruam! 78-vjeçe, që andej unë të vij këtu,” thotë një nga banoret.
Të moshuarit nuk munden ta marrin ujë me bidonë të rëndë.
“Që kur kam lindur, me bidonë ne krah..pak here i jam gëzuar ujit në çezmën e shtepisë sime. Kërkojmë zgjidhje,por nuk kane asnjë përgjigje,” thotë një tjetër.
Madje banorët nuk kanë ujë të pijshëm edhe gjatë kohës së pandemisë, aq i nevojshëm për të larë duart, si masë parandaluese në përhapjen e koronavirusit.
Ata thonë se nuk mund ta përballojnë një situatë të tillë. Ankesat e tyre kanë qenë të pafundme, por asnjëherë nuk kanë marrë zgjidhje. /abcnews.al/