Rekordi i vendosur që në vitin 1983, Sarri e thyen me titullin e parë

schedule11:39 - 26 Korrik, 2020

schedule 11:39 - 26 Korrik, 2020

Maurizio Sarri mund të futet sonte në histori, me fitimin e titullit kampion. Italiani do të bëhet trajneri më i vjetër që ka fituar Serie A, një rekord që është vendosur që në vitin 1983, kur Nils Liedholm triumfoi me Romën.

Kishin kaluar shtatë muaj nga ditëlindja e tij e 60-të, ndërkohë që për ishte titulli i dytë, pas atij me Milanin në vitin 1979. Për teknikun e Juventusit ky është titulli i parë kampion dhe bëhet edhe më i veçantë.

Sarri është 61 vjeç e gjysmë dhe kështu pret që Juventusi të mposhtë sonte skuadrën e Sampdoria dhe të vendosë rekordin e ri. Trajneri tjetër që e fitoi titullin pasi i kishte mbushur 60 vjeç është edhe Vujadin Boskov, në vitin 1991, në krye të skuadrës së Sampdoria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!