Zlatan Ibrahimovic godet sërish përmes rrjeteve sociale. Sulmuesi suedez ka postuar një fotografi në Instagram dhe mesazhi duket i qartë: ai do të vijojë me Milanin.
Këto ditë ka pasur shumë zëra për largimin e tij dhe sulmuesi në fakt edhe vetë e kishte shprehur se mund t’i ndajë rrugët me kuqezinjtë. Tashmë ka ardhur kthesa, e paralajmëruar që në mëngjes në fakt.
“Ju mendoni se kam mbaruar, se karriera ime do të përfundojë së shpejti. Ju nuk më njihni mua! M’u desh të luftoja gjatë gjithë jetës time, askush nuk besonte tek unë, kështu që duhej të besoja te vetja. Disa njerëz donin të më thyenin mua, por më bënë më të fortë.
Disa donin të më shfrytëzonin, por më bënë më të zgjuar. Tani mendoni se kam mbaruar? Për të gjithë ju, kam vetëm diçka për të thënë: Nuk jam si ju, sepse nuk jam ju: UNË JAM ZLATAN IBRAHIMOVIC dhe tani po bëj vetëm nxehjen”, ishin fjalët e Ibrahimovic, mëngjesin e sotëm. /abcnews.al




