Nuk ia doli të bindë Interin dhe trajnerin Conte, afrikani mbetet në Serie A

schedule18:28 - 25 Korrik, 2020

schedule 18:28 - 25 Korrik, 2020

Interi bëri disa lëvizje në merkaton e janarit dhe Victor Moses ishte njëri prej tyre. Nigeriani ishte një kërkesë e Antonio Contes, i cili ka punuar dhe fituar me të te Chelsea.

29-vjeçari i linjës së djathtë, u huazua nga “Blutë e Londrës”, por aventura italiane nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Vetëm 14 ndeshje (gjashtë si titullar), asnjë gol i shënuar dhe shumë probleme fizike.

Zikaltrit kanë vendosur të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes, por afrikani pritet të vijojë të luajë në Serie A.

Calciomercato raporton se Roma e kërkon me ngulm dhe është afër arritjes së akordit me klubin e Premier League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!