Dejan Lovren, mbrojtësi i Liverpool, dukej shumë pranë kalimit te Milani këtë merkato vere, por zhvillimet e fundit në merkato, i kanë shuar këto zëra. Kroati pritet të transferohet në kampionatin rus të futbollit, më konkretisht tek ekipi i Zenit, për plot 11 milion euro.
31 vjeçari ka pasur një karrierë shumë të suksesshme në Angli, aty ku ra në sy me paraqitjet e tij me ekipin e Southampton. Nga “Shenjtorët”, Lovren u transferua te Liverpool, ku edhe aty ishte një lojtar i rëndësishëm.
Por, me kalimin e viteve dhe me ardhjen e Van Dijk, Lovren e humbi statustin e titullarit dhe me shumë gjasa këtë verë, do të transferohet te Zenit, me ekipin rus që e ka çuar ofertën tek zyrat e Liverpoolit./abcnews.al
Liverpool defender Dejan Lovren is close to joining Russian club Zenit St Petersburg for a fee near to £11m.
Latest ? https://t.co/hRV1mKurQj #bbcfootball #LFC pic.twitter.com/UK2WHYb9Vq
— BBC Sport (@BBCSport) July 25, 2020