Real Madrid u shpall kampion në La Liga këtë sezon, duke mposhtur rivalin e përjetshëm, Barcelonën. “Los Blancos” janë dhe në Champions League, por përballë kanë Manchester Cityn, si dhe e kanë humbur ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 1-2.
Për sezonin e ardhshëm, presidenti Florentino Perez nuk do të kursehet dhe do t’i vërë në dispozicion trajnerit Zidane një buxhet të majmë për të përforcuar edhe më tepër ekipin. Gjithsesi, gjithçka nis nga shitja e Bale dhe James Rodriguez.
Me forcë, pasi dy futbollistët, nuk duan të largohen. Gjithsesi, Zidane ka një plan për dy futbollistët, duke përfituar nga shitja e tyre rreth 200 milion euro. Me këto para, plus buxhetin e ofruar nga Perez, Zidane pritet të bëjë një merkato të madhe./abcnews.al
Real Madrid will 'aggressively push' Bale and James out of club this summer as part of 'Operation Exit' to raise £164mhttps://t.co/HV7LGAdvsY
— The Sun Football
(@TheSunFootball) July 25, 2020