Milani barazoi me Atalantën me rezultatin 1-1, ndërkohë që skuadra nga Bergamo në pjesën e parë kishte mundësinë të realizonte përmes një penalltie.
Malinovsky nuk ia doli ta mposhte portierin Donnarumma, i cili e devijoi topin e goditur me forcë nga futbollisti i Atalantës.
Te penalltia protagonist ishte edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili u tregua i vëmendshëm dhe me një lëvize të “pisët” e pengoi sulmuesin Duvan Zapata të shkonte lehtësisht përpara dhe të kishte ndonjë mundësi shënimi. /abcnews.al