Mesazh i koduar, Ibrahimovic shpërthen përmes një videoje unike

schedule10:19 - 25 Korrik, 2020

schedule 10:19 - 25 Korrik, 2020

Zlatan Ibrahimovic është i veçantë. Sulmues suedez i Milanit, edhe pse po shkon 39 vjeç, po tregon se mund të japë akoma në futbollin profesionit dhe në nivele të larta. Të luash në Serie A kurrë nuk ka qenë e lehtë, por shtatlarti është i një tjetër planeti, planetit Zlatan.

Kur po flitet shumë për rinovimin e kontratës me Milanin, ai mendon të përcjellë një mesazh për mes një video në Teitter. Do firmosë apo jo, nuk është se kuptohet. Zlatan tregon se ky është vetëm fillimi, me gjasa me Milanin. Gjithsesi me Ibrën nuk mund të jesh kurrë i sigurt.

“Ju mendoni se kam mbaruar, se karriera ime do të përfundojë së shpejti. Ju nuk më njihni mua! M’u desh të luftoja gjatë gjithë jetës time, askush nuk besonte tek unë, kështu që duhej të besoja te vetja.  Disa njerëz donin të më thyenin mua, por më bënë më të fortë.

Disa donin të më shfrytëzonin, por më bënë më të zgjuar. Tani mendoni se kam mbaruar? Për të gjithë ju, kam vetëm diçka për të thënë: Nuk jam si ju, sepse nuk jam ju: UNË JAM ZLATAN IBRAHIMOVIC dhe tani po bëj vetëm nxehjen”, është mesazhi i suedezit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!