“Edicioni Veror” viziton Dajçin, fshatin me natyrë mbresëlënëse në Shkodër

schedule22:05 - 24 Korrik, 2020

schedule 22:05 - 24 Korrik, 2020

“Edicioni Veror” këtë puntatë ka vizituar fshatin Dajç në Shkodër. Ky është një fshat që të dhuron një panoramë fantastike, plazhe të virgjëra dhe një natyrë mbresëlënëse.

Gjovalini na drejton gjatë një turi me skaf për të parë më nga afër peisazhin mahnitës të zonës.

“Këtu ndodhemi në Dajç nga këtu do shkojnë në Bregicë.. Është një peisazh i virgjër, mahnitës, i sugjeroj, sidomos turizmit të aventurës që të vinë e ta vizitojnë lumin Buna sepse është pa mëdyshje një perlë e jashtëzakonshme,” thotë ai.

Po ashtu, Gjovalini tregon se nuk mungojnë as personat që peshkojnë në këtë zonë, dhe sidomos bien në sy turistë që vinë nga Kosova të cilët kanë pasion peshkimin.

Ai ka një apel për pushuesit shqiptarë:

“Unë do u sugjeroja, jo vetëm shqiptarëve që të eksplorojnë zona të ndryshme të Shqipërisë. Shqipëria ka goxha pika të bukura turistike që ia vlen të vizitohen.”

Në Dajç edhe ajri është shumë pastër falë bimësisë së ruajtur me fanatizëm. /abcnews.al/