Zjarri që përfshiu fabrikën e riciklimit të mbetjeve në Kashar është drejt shuarjes. Drejtori i Shërbimeve të Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj në një deklaratë për mediat nga vendngjarja tha se rreziku ka kaluar.
“Shumë shpejt do ta izolojmë zjarrin. Rreziku ka kaluar, jemi drejt izolimit të flakëve.. Gjithë shërbimi zjarrfikës Nga Tirana, Durrësi, Vora dhe UKT janë mbledhur këtu dhe bënë të mundur që zjarri të izolohet në vatrën ku u shfaq.
Këtu pajisjet kanë qenë. Subjekti i ka përmirësuar masat e mbrojtjes nga zjarri. Subjekti ngjitur nuk ka asnjë dëmtim”. /abcnews.al