Zjarri në Kashar/Veliaj: Të gjitha shërbimet janë përfshirë në betejën me flakët

schedule12:04 - 22 Prill, 2018

schedule 12:04 - 22 Prill, 2018

Të gjitha mjetet dhe forcat e emergjencave janë në terren për të mundësuar shuarjen e zjarrit që ka rënë në nga bizneset në zonën  industriale të Tiranës. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bënë të ditur se forcat e zjarrfikëse dhe forcat e policisë dhe ushtrisë janë në teren duke u përballur me flakët për të mundësuar shuarjen e zjarrit dhe minimizimin e dëmeve ekonomike në biznesin ku dhe ka rënë zjarri.

“Të gjitha shërbimet e qytetit, Emergjencat Civile, Zjarrfikës, Polici & Ushtri janë përfshirë në betejën me zjarrin në një fabrikë në Kashar”, shkruan Veliaj.

 Për të bërë më të lehtë punën e punonjësve të emergjencave që po punojnë për shuarjen e zjarrit, kryebashkiaku i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të shmangin në maksimum lëvizjet në këtë zonë. “Ju lutem evitoni kalimin në zonë gjer sa situata të vihet nën kontroll!”, shkruan në Twitter Veliaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!