“Mund të kem kaluar Covid-19”, moderatorja e njohur: Kisha të njëjtat simptoma

schedule15:58 - 24 Korrik, 2020

schedule 15:58 - 24 Korrik, 2020

Einxhel Shkira është ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Së fundmi, e ftuar në emisionin “Rudina”, moderatorja sportive ka rrëfyer se mund të ketë kaluar koronavirusin.

Ajo u shpreh se për disa ditë ka qenë e shqetësuar pasi kishte të njëjtat simptoma, megjithatë, ajo shtoi se nuk e ka bërë tamponin, prandaj dhe nuk është e sigurtë nëse ishte prekur apo jo.

“5 ditë mendova se isha e sëmurë me koronavirus. E kisha këtë merak sepse u sëmura. Nuk e mësova kurrë se çfarë ishte, kisha temperaturë, javën e dytë të marsit. Edhe mund të ketë qenë sepse një koleg tek puna ime doli pozitiv dhe gjithë të tjerët negativë.

Thashë pse duhet që të isha unë ajo pafat dhe të ma kishte ngjitur mua. Isha si e këputur, e përgjumur, kollë. Mund të ketë qenë thjesht korona ose fakti që u futëm në karantinë,”, tha moderatorja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!