Winful Cobbinah ka bërë një sezon shumë të mirë në Superiore, duke shënuar shtatë gola, Mesfushori me tipare sulmuesi i bardhebluve ka rënë në sy dhe tani raportohet se e duan tre klube greke, sikurse shkruan Sports World Ghana.
Bëhet fjalë për Lamia, Volos NFC dhe Panaitolikos. Të tria garojnë në Superligën greke dhe janë munduar ta joshin Cobbinah. Gjithsesi transferimi i tij nuk është aq i lehtë sa e mendojnë në Ganë, ku shkruajnë se kontrata i ka përfunduar.
Mesfushori ka edhe një vit kontratë me Tiranën, klub që normalisht do tentojë të nënshkruajë një marrëveshje të re me të. Cobbinah te bardheblutë erdhi para dy sezonesh, kur presidenti Refik Halili madje pagoi 30 mijë euro për kartonin e tij tek Hearts of Oak. /abcnews.al