Babai i Leo Messit, Jorge Messi, i cili është edhe agjenti i kapitenit të Barcelonës, ka blerë një shtëpi në Milano dhe kaq ka mjaftuar që tifozët e Interit të ekzaltohen. “Pleshti” është ëndrra e madhe e zikaltërve, por Mundo Deportivo ka frenuar menjëherë entuziazmin e krijuar.
Sipas portalit katalanas, ylli argjentinas nuk është plotësisht i vetëdijshëm për zërat e kalimit tek Interi dhe nuk e ka mendjen fare të merkato. Ai po shijon në maksimum pushimet. La Liga u mbyll dhe lojtarët do të pushojnë disa ditë, përpara se të kthehen në stërvitje për të përgatitur duelin kundër Napolit në Champions League.
Messi po kalon disa ditë të bukur në Ibiza bashkë me familjen e tij. Në shoqërinë e tij ndodhen edhe Luis Suarez dhe Pepe Costa, dy ndër miqtë më të ngushtë të futbollistit më të mirë në planet. /abcnews.al