Audi RS6 dhe bizhuteri të vjedhura, si e pësoi ylli i Liverpool nga kriminelët

schedule11:19 - 24 Korrik, 2020

schedule 11:19 - 24 Korrik, 2020

Fabinho ka rënë pre e hajdutëve, që kanë bastisur shtëpinë e tij gjatë kohës që ai po festonte titullin kampion me skuadrën e Liverpool. Familjarët e tij gjithashtu ndodheshin në stadium dhe kjo është shfrytëzuar nga kriminelët, të cilët kanë vjedhur bizhuteritë në shtëpinë e brazilianit.

Liverpool Echo e ka raportuar këtë lajm, ndërkohë që detektivët po hetojnë për të zbuluar se kush ishin autorët. Autorët më parë kishin vjedhur një Audi RS6 gri dhe me të kishin shkuar për të kryer misionin e tyre, që e kanë realizuar me sukses.

Autoritetet kanë bërë thirrje për ndihmë nga banorët e zonës, që kanë filmime të Audit të braktisur më pas. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ose në orët e para të së premtes. Hetimet vijojnë, ndërkohë që Fabinho është i radhës nga Liverpool që ka parë t’i vidhen sende me vlerë në shtëpi.

Sadio Mane e pësoi gjatë kohës që po luante kundër Bayern Munich në Champions League. Të njëjtën shije e kanë provuar edhe Roberto Firmino dhe Dejan Lovren, kurse Dele Alli i Tottenham ishte në shtëpi kur grabitësit iu shfaqën dhe u përleshën me të, pak kohë më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!