COVID-19 bën “kërdinë”, 26 të infektuar në klubin e njohur rumun

schedule10:18 - 24 Korrik, 2020

schedule 10:18 - 24 Korrik, 2020

Futbolli rumun në kaos për shkak të COVID-19. CFR Cluj-Botosani është shtyrë, për shkak se 26 pjesëtarë të CFR Cluj kanë dalë me koronavirus. Testet kanë treguar se 16 futbollistë dhe 10 anëtarë të stafit janë të infektuar dhe për 14 ditë duhet të qëndrojnë të izoluar.

Jo vetëm ata, por edhe të tjerët që kanë pasur kontakte me ta. Duhet thënë se këto nuk janë rastet e para me COVID-19 në futbollin rumun, pasi të prekur ka pasur edhe te Dinamo, Botosani, dhe Universiteti Craiova, sikurse edhe në ekipe të ligës së dytë.

Concordia Chiajna, Petrolul Ploiesti and FC Arges janë prekur dhe mes tyre e ka pësuar edhe Armando Bajushi, shkodrani që është pjesë e Petrolul. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!