Tajani: Duhen gjetur vrasësit e gazetares malteze

schedule16:32 - 21 Prill, 2018

schedule 16:32 - 21 Prill, 2018

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, u shpreh se nuk mjafton vetëm arrestimi i tre ekzekutuesve të gazetares Dafne Galicia në Maltë, por duhen gjetur urdhëruesit e kësaj vrasjeje.

“Ne nuk do heshtim dhe nuk do të ndalojmë hetimet deri sa të gjenden ata që urdhëruan vrasjen e Dafne Galicia”.

Ka qenë kjo deklarata e presidentit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani, duke folur për gazetaren malteze, e cila u vra me një autobombë në Tetor të 2017-s. Ai u shpreh se nuk mjafton arrestimi i tre vrasësve të saj.

Tajani ishte i vetmi politikan europian që mori pjesë në ceremoninë e varrimit të saj. Presidenti i Parlamentit Europian u shpreh se do të vazhdojë të ushtrojë presion qoftë dhe me anë të gjesteve simbolike. Në 23 Tetor, portreti i gazetares do të vendoset në sallën për gazetarët në Strasburg, e cila që tani ka marrë emrin e saj.

Tajani u shpreh se meqënëse është përmendur dhe posta financiare, atëherë qeveria malteze mund të kërkojë ndihmën e Guardia di Finanzia italiane, e cila sipas tij është më e mira në Europë për këto lloj krimesh shtoi ai se është e papranueshme që të kufizohet liria e medias përkundrazi si mund të ankohen njerëzit për Putin apo Erdogan.

Duke folur për faktin se Malta mund të konsiderohet si ndërgjegja e pistë e Bashkimit Europian, Tajani pohoi se Parlamenti Europian po e monitoron vazhdimisht vendin. Ai theksoi se hetimet do të drejtohen nga dëshira për drejtësi dhe jo në favor të ndonjë force politike. Duhet të bëhet e qartë se në Europë nuk mund të vriten gazetarët kur zbulojnë diçka që dikujt i bezdis, përfundoi ai./abcnews.al