Gasperini: Milani rivali më i vështirë, duam ta mbyllim në vend të dytë

schedule19:29 - 23 Korrik, 2020

schedule 19:29 - 23 Korrik, 2020

Atalanta do të luajë në transfertë kundër Milanit nesër në mbrëmje, sfidë e vlefshme për javën e 36-të të Serie A. Trajneri i bluzinjve, Gian Piero Gasperini, do të jetë i dënuar dhe do e ndjekë sfidën nga tribuna, për shkak të kartonit të kuq që mori në takimin e shkuar kundër Bolognas.

Në konferencën e tij për shtyp, numri 1 i stolit të Atalantas tha: “Milani është ndoshta kundërshtari më i vështirë për momentin. Ata janë në një formë të shkëlqyer, si në kondicionin fizik, ashtu dhe nga ana morale.


Janë javët e fundit të kampionatit dhe duam ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. Në pjesën e dytë të sezonit, Milani dhe ekipi im jemi dy skuadrat më me shumë pikë të grumbulluara, pra do të jetë një sfidë e vështirë. Për momentin, jemi në vend të dytë dhe duam ta mbyllim sezonin në atë pozicion”, tha mes të tjerash Gasperini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!