Nuk ka prova për rrezik përhapje të Covid, Italia vendosi hapjen e pishinave që në 25 maj

schedule15:02 - 23 Korrik, 2020

schedule 15:02 - 23 Korrik, 2020

Në kulmin e sezonit veror, të shumtë janë ata që i drejtohen plazheve, por dhe më shumë ata që zgjedhin pishinat, si një vend pushimi më lehtësisht i arritshëm dhe më ekonomik. Por në vendin tonë alternativa e pishinave është aktualisht e parealizueshme për shkak se autoritetet nuk lejojnë hapjen e tyre me arsyetimin e pandemisë së koronavirus.

LEXO edhe: Pandemia e Covid-19 në Kosovë, pishinat konsiderohen anti-stres: Hyrje falas për ata që nuk paguajnë dot

Në Itali, e cila pati dhe një impakt të dhushmë të kovid 19, pishinat dhe palestrat janë hapur që në 25 maj, pra tre muaj më parë, në atë që u konsiderua si faza e dytë e pandemisë.

Lexo edhe: Pishinat “mollë e ndaluar” për qytetarët, qeveria indiferente ndaj shqetësimit të bizneseve

Në lajmërimin për hapjen e tyre theksohet se: aktivitetet sportive bazë dhe në palestra, pishina, qendra publike dhe private ku kryhen aktivitete në interes të mirëqënies së njerëzve, janë të lejueshme, në respektin të normave të distancimit social dhe pa grumbullime të mëdha.

Në çdo rast theksohet se nuk ka prova se Kovid 19 mund të përhapet tek njerëzit nëpërmjet përdorimit të pishinave, vaskave të hidromasazhit, apo parqeve ujore të lojërave. Funksionimi korrekt, mirëmbajtja dhe dezinfektimi i pishinave sidomos duhet të ç’aktivizojë virusin që shkakton Covid 19. Masat kryesore të parandalimit të infektimit që këshillohen nga autoritetet shëndetësore janë distancimi social, higjena e duarve dhe përdorimi i maskave.

Meqënëse gjatë larjes në pishinë përdorimi i maskës natyrisht është i pamundur, duhet të merret në konsideratë që të ketë një numër të kufizuar personash të cilët zgjedhin të lahen njëkohësisht., distanca duhet të jetë prej një metri, ndërsa në rastet e aktiviteteve sportive 2 metra.

Për dezinfektimin e tyre udhëzimet e ministrisë italiane të Shëndetësisë sugjerojnë pastrimin e sipërfaqeve me dezinfektues me bazë alkooli dhe klori. Masa shtesë mund të ndërmerren vetëm nëse rezulton të ketë një person pozitiv me Covid 19 në këto ambiente.

Analizat në laborator për ujin e pishinës duhen kryer një herë në muaj,, në një kohë që kontrolli i brendshëm kryhet nga stafi i kompleksit dhe ai i jashtëm nga një njësi e shëndetit publik.

Ndër të tjerave klientëve të pishinave iu këshillohet që të bëjnë dush para futjes në ujë dhe prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre në respektim të rregullave të higjienës. /abcnews.al