Genta Gjalpi në një lidhje live në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa foli ndër të tjera edhe për eksperiencën e saj në Big Brother. E pyetur nëse është penduar dhe nëse do t’i jepej mundësia të merrte pjesë sërish në këtë reality show, ajo tha:
“Edhe sikur do të doja ta ribëja unë, do të ishte familja ime aq kundër saqë do më hiqnin fare nga lista e familjes. Nuk kam bërë ndonjë gabim se isha shumë e vogël, 19-vjeçe, por mirë do të ishte të mos isha futur. Por tani jeta i ka këto, nga një gjë vjen një tjetër.”, tha Genta.
Ndër të tjera, Genta foli edhe për gjyshërit e saj, me të cilët vazhdimisht ka treguar se ka një lidhje shumë të fortë. “Tani që jam unë, janë prindërit janë shumë të lumtur se pleqtë duan dashuri, nuk kanë nevojë as për pushime dhe lekë dhe ngaqë janë shumë të lumtur edhe unë jam.”, tha ish-banorja e Big Brother. /abcnews.al/