Modelja e njohur Emina Çunmulaj ka surprizuar bashkëshortin e saj, biznesmenin iranian Sam Nazarian me rasti e ditëlindjes së tij.
Ajo i ka përgatitur një ambient shumë të bukur në shtëpi me shumë ngjyra, tullumbace dhe shampanjë.
Mirëpo, ai që ka surprizuar jo vetëm partnerin e saj, por edhe ndjekësit në Instagram është gatimi i zgjedhur, tradional shqiptar, që Emina e ka përgatitur me duart e saj.
Modelja ka postuar edhe disa foto, ku çifti shfaqen së bashku dhe i ka shoqëruar me një urim të thjeshtë dhe plot dashuri.
“Gëzuar ditëlindja e 45-të dashuria ime”, shkruan ajo./abcnews.al