Ilir Shaqiri është një ndër balerinët shqiptarë më të famshëm në Itali. Pasionin për baletin e ka trashëguar edhe vajza e tij Emily, e cila që e vogël ka ecur në hapat e babait të saj.
Në një lidhje direkte me Rudina Magjistarin, ai ka folur për marrëdhënien me të bijën dhe lançimit të këngës së saj të parë.
Iliri ka theksuar se Emily studion balet shumë orë në ditë dhe ka marrë leksione aktrimi nga nëna e saj.
“Baleti është një art kompleks, Emily ka studiuar balet shumë orë në ditë dhe unë jam përpjekur që nëpërmjet përgatitjes të baletit, ta kompletoj dhe t’i jap më shumë nga ana aktoriale, në balet. Kjo sigurisht e ka ndihmuar më vonë që të marrë mësimet e saj, për sa i përket aktrimit dhe këngës, që ta përcjellë këtë vendosmëri dhe këtë talent dhe në zhanerat e tjera. Manuela ka punuar nga ana aktoriale shumë dhe është dhe një mësuese shumë e zonja, një ndër koristet që ka marrë pjesë në Sanremo, në shumë orkestra me famë dhe që e ndjek nga ana muzikale. Kjo bën që Emily ta ketë javën super të zënë, për sa i përket përgatitjes artistike. Por ajo që dua të them dhe që jam krenar për këtë që kam arritur t’i lë vajzës time është disiplina për sa i përket realizimit të diçkaje sepse baleti është një profesion dhe një art jashtëzakonisht i hekurt. Në kuptimin që po nuk pate një vendosmëri dhe një shpirt sakrifice nuk mund ta arrish asnjëherë të realizosh diçka, sado talent të kesh. Këtë ja kam dhënë unë në gjak vajzës, për sa i përket disiplinës dhe vendosmërisë”, u shpreh ai./abcnews.al