Historia e modelit të pazakontë që tërhoqi vëmendjen e “Vogue Italia”

schedule09:19 - 23 Korrik, 2020

schedule 09:19 - 23 Korrik, 2020

Mario Prendi, modeli shqiptar me albinizëm ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” për të rrëfyer eksperiencën e tij në modeling. 24-vjeçari, që ka tërhequr dhe vëmendjen e revistës “Vogue Italia” rrëfeu se si arriti të futej në botën e modelingut.

Projektet nuk kanë stopuar, unë kam disa projekte që pres t’i mbyll brenda gushtit dhe shtatorrit, por ato janë individuale. Gjërat që kanë stopuar është mundësia për të lidhur kontratë jashtë shtetit, në Azi ku ka treg për model të veçantë. Azia është momentalisht një nga tregjet më të mëdhaja, edhe Europa por për shkak të populsisë atje ecën më shumë.

Pak a shumë kjo ka qenë mënyra se si e nisa, një djalë regjisor dhe më thotë që jam interesuar të bëjmë diçka, një photoshooting me një albin se ne Shqipëri se kemi përdorur asnjëherë. Ishte interesante, e re për mua por jo me idenë se do të bëhem ndonjë gjë. Ishte thjesht për qejf. Bëmë disa fotoshoote Nuk është se kisha pritshmëri për më vonë, më merr në telefon dhe më thotë që fotot e tua kanë dalë tek Vogue Italia.“, tha Mario.

Gjithashtu, ai rrëfeu edhe nëse është përballur me paragjykime të ndryshme për shkak të veçantisë që ka, teksa tha se edhe pse ka patur situata paragjykuese, ka arritur t’i kalojë lehtësisht.  “Në Shqipëri sigurisht që ka bulizëm, se këtu ka për çdo gjë. Unë jam rritur me njerëz që më kanë pranuar dhe që më kanë dashur shumë, unë personalisht nuk e kam ndjerë, por kjo mund të ndodhë. Më vonë me kalimin e viteve, në gjimnaz mund të kem patur disa paragjykime, por ka patur dhe paragjykime nga të dyja anët dheunë e kam kaluar lehtë.“, rrëfeu ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!