Enciklopedi, shkrime të shenjta, shkenca dhe veprat letrare, ka shumë tekste të lashta që kanë humbur përgjatë historisë dhe sot askush nuk ka mundësi t’i lexojë.
Të privuara, të humbura, të shkatërruara. Është fati i trishtuar i shumë veprave të së kaluarës, fetare ose letrare. Sot ato do të kishin vlerë të madhe dhe shekuj më parë ato luajtën një rol vendimtar për kulturën e vendeve në të cilat ato lindën.
1. LIBRAT SIBILIANË. Ishin një përmbledhje e përgjigjeve orakullarike të Sibilëve, priftërinjve të perëndive (sidomos të Apollonit). Tekstet, të shkruara në greqisht dhe të mbajtura në tempullin e Kapitolisë Jupiter, në Campidoglio, u ruajtën nga një kolegj priftërinjsh dhe për nëntë shekuj konsideroheshin si pika e vetme e referimit për t’u konsultuar në kohë nevoje, gjatë çdo krize politike. Ata u dogjën në një zjarr në tempull, në vitin 83 para Krishtit.
Ata u përpoqën t’i rindërtonin me urdhër të Perandorit August, por edhe këto kopje nuk ishin të mira. Në shekullin e pestë ato u shkatërruan, me sa duket me urdhër të vandalit Stilikone që kishte frikë se mund të përfundonin në duart e Visigotëve. Tek ne kanë ardhur vetëm disa fragmente të disa vargjeve.
2. POEZITË E SAFOS. Në shekullin e gjashtë para Krishtit poetesha greke Safo krijoi mbi dhjetë mijë vargje. Dijetarët e Bibliotekës së Aleksandrisë i mblodhën veprat e saj në tetë ose nëntë libra. Nga ky prodhim mbeti shumë pak, vetëm disa fragmente. I vetmi krijim që na ka arritur në tërësi është Himni i Afërditës, një lirikë e dedikuar dashurisë.
3. AKILI I ESKILIT është një trilogji e dramaturgut grek Eskil në shekullin e pestë para Krishtit. Akili ripropozoi luftën e Trojës në formën e tri tragjedive: Mirmidonët, Nereida dhe Persianët. Sot ekzistojnë vetëm disa fragmente të këtyre tri dramave, edhe pse historianët, duke filluar nga citimet e autorëve të tjerë, kanë arritur të rindërtojnë përmbajtjen e tyre të përgjithshme me një siguri të arsyeshme.
4. KODET MAYA. Janë libra të kulturës Maya para kolumbiane, të shkruar që nga shekulli i nëntë në hieroglifet në cohë druri mesoamerikane, një “letër” e veçantë e përdorur në ato rajone. Librat ishin shumë, por sot mbijetojnë më pak se pesë, të gjithë të tjerët u dogjën nga pushtuesit në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.
5. PAÑCHATANTRA. Ishte një koleksion i legjendave të lashta indiane në prozë apo vargje, të përhapura në vitet 100 para erës sonë. Nuk e dimë kur është shkruar, sepse vepra origjinale ka humbur. Tek ne kanë mbërritur vetëm përkthime dhe ribotime që shpesh janë shumë të ndryshme nga njëri-tjetri.
6. AVESTA. Nga libri i shenjtë i besimit antik zeroastrian të Persisë ka mbetur vetëm një koleksion fragmentesh, rreth një e katërta e tekstit origjinal. Dorëshkrimet e fundit të plota mund të jenë djegur kur Aleksandri i Madh pushtoi Persepolisin, në vitin 330 para Krishtit.
7. KLASIKU I GJASHTË I KONFUCIT. Një korpus i librave që i atribuohen Konfucit, ende konsiderohet themelor në literaturën klasike kineze. Kanë mbërritur “Pesë klasikët”, të dedikuar poezisë, retorikës, riteve antike, historisë dhe paragjykimeve. Libri i gjashtë, ai mbi muzikën, mund të jetë zhdukur në shekullin III para Krishtit.
8. ENCICLOPEDIA YONGLE. U caktua nga perandori Yongle i dinastisë kineze Ming në 1403. Projekti ishte i jashtëzakonshëm. Për ta realizuar atë punuan 2,000 studiues të cilët shkruan 8,000 tekste që tregonin historinë kineze nga kohët e lashta deri në mbërritjen e dinastisë së hershme Ming . 11,000 vëllime u liruan në lëndë duke filluar nga bujqësia tek arti, teologjia dhe shkencat natyrore. Shumë vëllime u dogjën në rebelimin popullor kinez të Boxers (1901), ndërsa tek ne erdhën vetëm 3% e veprës.
9. TRAKTATET E ALHAZEN. Matematicien i Mesjetës, astronom dhe fizikant, Alhazen shkroi një traktat mbi optikën dhe zhvilloi një metodë shkencore që ndikoi shumë mendimtarë evropianë të shekujve të ardhshëm. Edhe sot ai është konsideruar babai i optikës moderne. Studimet e tij kontribuan në diskutimet mbi teoritë e vjetra rreth natyrës dhe përhapjes së imazheve vizuale. Deri në atë kohë, në fakt, besohej se drita ishte një përpunim subjektiv dhe relativ i psikikës njerëzore.
10. LIBRAT E HUMBUR TË BIBLËS. Bibla që ne njohim është një version i pjesshëm i teksteve origjinale, të pranuara nga hierarkia kishtare. Por kanë ekzistuar gjithashtu edhe një numër librash, sot të munguar, të cilëve u referohen Shkrimet e Shenjta, siç është Libri i Betejave të Zotit përmendur në Librin e Numrave ose Libri i Kronikave të Mbretërve të Izraelit, për të cilat nuk ka më asnjë gjurmë. /abcnews.al