“Opozita joparlamentare duhet të ishte në tryezë”, Hajdari: Lista të hapura 100%, kandidatët të zgjidhen nga populli

schedule17:52 - 22 Korrik, 2020

schedule 17:52 - 22 Korrik, 2020

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat tha se listat duhet të hapën plotësisht dhe të mos ketë asnjë kufizim.

Gjithashtu Hajdari i ka bërë thirrje opozitës joparlametare pasi sipas saj duhet të ishte e pranishme në këtë tryezë të Këshillit Politik.

Lexo edhe: Murrizi pas mbledhjes së Këshillit Politik: Mund ta mbështesim “5 qershorin” nëse na mbushni mendjen

“5 anëtarët e opozitës parlamentare treguan dakordësi për marrëveshjen e 5 qershorit, për këtë arsye opozita jashtë parlamentare duhet të ishte në këtë tryezë. Ne duam të hapim listat 100%. Duhet patjetër që opozita parlamentare të luftojë, që hapja e listave të jetë 100% dhe jo e sanksionuar. Shqiptarët sot duan që kandidatët të vijnë nëpër zona të dalin në terren me ide dhe me emra, jo të zgjidhen nga kryetarët, por nga populli”, tha Hajdari./abcnews.al/

Lexo edhe: Përfundon mbledhja, Rama: Hapja e listave nuk është variant, është angazhim