Këshilli Kombëtar i PD-së rrëzon propozimet e kritikëve të Bashës

schedule20:43 - 20 Prill, 2018

schedule 20:43 - 20 Prill, 2018

Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar, ku u vendos rreth ndryshimeve statutore të diskutuara vetëm një javë më parë në takimin e kryesisë së kësaj force politike. Në fillim të mbledhjes Arben Ristani lexoi draftin të cilin ABC Neës ka bërë public me heret. Ish-deputeti Arben Imami ka propozuar përfshirjen në rendin e ditës të analizës së zgjedhjeve të 2017-ës. Propozimi u hodh në votim dhe mori vetëm 15 vota duke u rrëzuar. Njëkohesisht, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së Edit Harxhi dhe Edvin Kulluri kanë propozuar që të hidhet në votim edhe projekt-statuti i propozuar prej tyre. Kulluri dhe Imami në fjalën e mbajtur jashtë mbledhjes thanë për gazetarët se mbledhja ishte fiktive dhe propozimet e sjella nga ata nuk u përfshinë në draft-statut. Në mbledhjen e sotme nuk u diskutua ekzistenca e një kryetari të Këshillit Kombëtar, modalitetet e dorëheqjes së kryetarit të partisë në rast se humbet zgjedhjet dhe kontrolli i financimit të partisë. Në këtë mbledhje të Këshillit kombëtar u vendos dhe që ish-kryeparlamentaret të hyjnë automatikisht në Këshillin Kombëtar. Ky vendim rikthen kështu në këtë strukturë të PD-së, ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.

“Mbledhja e Këshillit Kombëtar po bëhet fiktive se po shqyrtohet vetëm një draft dhe nuk po lejohet diskutimi. Mbyllja e fjalës heshtja nuk është shenjë e mirë.

Bëmë dy propozime një propozim të parë që të diskutohet në Këshill kombëtar zgjedhjet e kaluara, të nxjerrë raportin dhe këshilli kombëtar të marrë vendimin. Ky propozim ra me shumicë dërrmuese votash. Po me shumicë votash ra edhe të diskutohet në parim për statutin, domethënë 4 çështjet. Partia vijon të mbetet monokratike, nuk është një ditë e bukur kjo për partinë”./abcnews.al