Vrasja në Kasnicë, gjykata lë në burg autorin, jep vendimin dhe për të afërmit e viktimës

schedule13:03 - 22 Korrik, 2020

schedule 13:03 - 22 Korrik, 2020

Gjykata e Fierit këtë të mërkurë ka lënë në burg autorin e vrasjes se Perparim Sehatit në Kasnicë, Alionid Saliaj, ndërsa për të afërmit e viktimës të cilët akuzohen për dhunë ndaj nënës së autorit kanë dhënë masës detyrim paraqitje.

Të afërmit e 46 vjeçarit, Agron  Sehati me të birin Gazmir Sehati akuzohen se kanë dhunuar fizikisht nënë e 31 vjeçarit në banesë.

Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije për abcnews.al se një dyshim në lidhje me këtë ngjarje është se të afërmit e viktimës e kanë dhunuar nënën e autorit para se të ndodhë ngjarja, ndërkohë familjarët pretendojnë se dhunimi i nënës së autorit ka ndodhur pas vrasjes së 46 vjeçarit.

LEXO EDHE: Vrasja në Kasnicë, konflikti mes familjeve për 1 dylym tokë

Ngjarja ka ndodhur pesë ditë më parë ku autori dyshohet se është zënë me viktimën për një sipërfaqe toke që secili thekson se toka është e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!