Për herë të parë pas gjysmë shekulli, koronavirusi anullon darkën gala të çmimeve “Nobel”

schedule12:00 - 22 Korrik, 2020

schedule 12:00 - 22 Korrik, 2020

Për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, është anuluar darka gala e ndarjes së çmimeve “Nobel”.

Sipas presidentit të fondacionit, Lars Heikensten shkak i këtij vendimi është situata alarmante e krijuar nga Covid-19.

“Ekzistojnë dy probleme. Ju nuk mund të ftoni kaq shumë njerëz. Dhe, nuk është e sigurt nëse të ftuarit do të jenë në gjendje të udhëtojnë drejt Suedisë”,  tha ai për gazetës suedeze“Dagens Nyheter”.

Kujtojmë që  për herë të fundit  ndarja e çmimeve “Nobel” u anullua në vitin 1956, duke u solidarizuar me protestat kundër pushtimit sovjetik të Hungarisë.

Çmimet për arritjet në fushën e shkencës, letërsisë dhe paqes u krijuan dhe u financuan nga biznesmeni suedez dhe shpikësi i bombës, Alfred Nobel, të cilat jepen që nga viti 1901. /abcnews.al