Rrjedhje gazi te ish-Metalurgjiku në Elbasan, plagosen 3 punonjës

schedule10:49 - 22 Korrik, 2020

schedule 10:49 - 22 Korrik, 2020

Tre punonjës të një subjekti privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalugjikut janë plagosur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Punonjësit Q.M., 61 vjeç,  O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç janë transportuar në spitalin e Elbasanit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë shtetasit Q.M., 61 vjeç,  O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbyllejn e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al