“Një antalogji e Vogël e Jetës” dhe “Një antologji e Vogël e Vdekjes”, janë dy librat e sjellë së fundmi nga Stefan Çapaliku.
I ftuar këtë të martë në “Provokacija”, Çapaliku tregon se si u frymëzua për të shkruar këto dy libra ndërsa thekson se “jeta dhe vdekja” janë dy krye tema nëpër të cilat kalon jeta e çdo njeriu.
Duke folur për Antalogjinë e Jetës, shkrimtari thotë se ka marrë iniciativën në momentin kur ka lexuar një konsideratë të një antropologeje të famshme australiane, Shannon Woodcock.
Woodcock ka deklaruar se shqiptarët kanë kaluar një diktaturë pa humor, dhe kjo sipas Çapalikut nuk qëndron.
“Kjo ka qenë një diçka e pakëndshme. Nuk kanë dit me e drejtu atë zonjë. E dyta, ajo sigurisht ka shkuar në bibliotekën kombëtare dhe nuk ka gjetur të mbledhur humor. Aty nuk është mbledhur një prej pasurive shpirtërore që na dallon ne si komb dhe mund të na rreshtojë në listën e vendeve të qytetëruar…Nuk është faji i saj, por ajo e interancionalizoi këtë gabim. Ajo ka qenë këtu në 2002 në nëj shoqëri tërësisht konsumiste. Ka ikur e painformuar,” shprehet Çapaliku.
Po ashtu, Çapaliku shpjegon se një gazetar shumë i rëndësishëm i BBC shkroi një libër të madh, me titull “Roli i Barcoletave në Rrëzimin e Murit të Berlinit”.
Gazetari, sipas shkrimtarit, ai mblodhi barcoleta nga e gjithë Lindja dhe nuk ka asnjë të tillë nga Shqipëria.
Ndërsa, sa i përket studimit të bërë së fundmi nga Auron Tare për Ernest Koliqin dhe Martin Camajt, Çapaliku thotë se Tare bëri shumë mirë që e shkroi atë artikull.
Kjo sipas tij pasi Tare solli në risolli në vëmendje të opinionit publik këta korifej të letërsisë dhe kulturës kombëtare.
“Mbi të gjitha ai ka risjellë në debatin publik, dy koncepte që duhet të ishin artikulu që në fillim të viteve ’90, kolaboracionizëm dhe atdhetarizmi,”shprehet më tej shkrimtari. /abcnews.al/