“Premtimi u mbajt”, Hajdari thirrje opozitës jashtë parlamentare: T’i bashkohen trenit të së ardhmes

schedule20:27 - 21 Korrik, 2020

schedule 20:27 - 21 Korrik, 2020

Arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat tha se me këtë marrëveshje do të votohen ata deputetë që janë me ide dhe emra përballë qytetarëve.

Po ashtu ajo vlerësoi arritjen e kësaj marrëveshje, ndërsa i bëri thirrje opozitës që t’i bashkohen në këtë kauz.

“Ajo që është dukur si diçka e pamundur, sot, them se premtimi është mbajtur. Dua t’ju them se sot jemi këtu falë mbështetjes qytetarëve dhe shoqërisë civile. Ne hodhëm një hap përpara drejt një demokracie të shëndoshë. Po ashtu u bëj thirrje opozitës jashtë parlamentare t’i bashkohen këtij treni të së ardhmes”, tha Hajdari.

Sakaq ajo shtoi: Sot e quaj një fitore të madhe sepse në radhë të parë është fitore e opozitës në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!