Janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës për javën e shkuar dhe Tërbuni, është rrëzuar një kategori në poshtë. Gjithashtu, dhe tre zyrtarë të këtij klubi janë përjashtuar përjetë nga Disiplina.
Në takimin mes Tërbunit dhe Egnatias, pati sherr në fushë. Sikurse shikohet në videon e siguruar nga ABC Neës, një person vërsulet ndaj një prej lojtarëve të Egnatias dhe e godet me grusht. Forcat e rendit ishin të pakta dhe mundohen të ndalojnë agresorët. I pranishëm ishte edhe shefi i Komisariatit të Pukës, Asllan Zhivani, por ai nuk ndërhyn, por vëzhgon nga pranë gjithçka ndodh.
Vendimet e plota:
- FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Neneve 27, 28, 31, 39/1, 55/2, 63, 64/2, dhe 65 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
- Zyrtari i FK Tërbuni, Dritan Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
- Zyrtari i FK Tërbuni, Alfons Gjergji, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
- Zyrtari i FK Tërbuni, Mark Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
- Zyrtari i KF Sopoti, Gentian Stojku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Zyrtari i Vllaznia B, Fatjon Hasanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i FC Internacional Tirana, Klevis Doka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i FC Internacional Tirana, Patrik Vlashi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i Labëria Fc, Halim Begaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Pranimin e kërkesës së FK Shënkolli. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS, FK Shënkolli vendoset në provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.